Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar, pas raportimeve se tre persona i kanë marrë para një biznesmeni në Lezhë, duke u hequr si kreu i Bashkisë.
Pjerin Ndreu thotë se persona që ai nuk i njeh kanë përdorur emrin e tij për të bërë presion ndaj një biznesmeni. Ndreu thotë se disa nga këta mashtrues janë kapur, ndërsa pret hetime të mëtejshme, që të arrestohen të gjithë të dyshuarit.
“Nje mik, biznesmen nga Lezha, ka rene pre e nje mashtrimi, ku disa shtetas, te panjohur per mua, kane perdorur emrin tim per ti marre para!
Para ca ditesh ne e kapem situaten, denoncum, dhe u be e mundur kapja e autoreve nga ana e Policise Lezhe!
Nese ka persona te tjere qe kane rene pre e ketij mashtrimi, ju lutem te denonconi ne polici”, thuhet në reagimin e Ndreut.
Kujtojmë se Policia një ditë më parë ka njoftuar se Shkëlqim Domi, Saimir Sallaku dhe Shefik Kurti dyshohet se mashtronin shtetas të ndryshëm, në emër të institucioneve vendore.
Autorët përdorën emrin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash biznesmenit Ylli Ukja, që njëkohësisht është presidenti i klubit të basketbollit “Besëlidhja”.
Po këta persona, dyshohet se kanë tentuar të mashtrojnë sërish, por në rastin e dytë duket se bizmesmeni e ka kuptuar se ishte kurth dhe ka denoncuar në polici. Domi dhe Sallaku u vunë në pranga, ndërsa Kurti u shpall në kërkim.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co