Kanë nisur seancat dëgjimore me 11 kandidatët për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Procesi po monitorohet edhe nga ndërkombëtarët, misioni asistues policor ICITAP i SHBA dhe EU4LEA.
Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, pas përfundimit të seancave dëgjimore do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë.
Më pas një nga kandidatët më me shumë pikë, do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm për të marrë drejtimin e policisë së shtetit.
Kandidatët në garë:
1-Adriatik Tafçiu
2-Altin Mena
3-Ardian Çipa
4-Gentjan Shehaj
5-Idajet Faskaj
6-Ilir Proda
7-Lutfi Minxhozi
8-Neritan Nallbati
9-Pëllumb Seferi
10-Rebani Jaupi
11-Skënder Hita
Kujtojmë, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha tha se nga gara u skualifikuan 4 kandidatë, pasi nuk plotësonin kriteret sipas ligjit të ri.
Kandidatet e skualifikuar
1-Shemsi Premci
2-Ibrahim Disha
3-Hajrulla Xhivini
4-Sami Rasha