“Janë shenja leukoplasti, si puna e vetullave kur lyhen”- Fotot nga spitali përplasin Xhelilin me Vokshit! Kryetarja e komisionit: Ju sfidoj të shkojmë bashkë t’i shohim! Trup t’ju vijë që mbroni vjedhjen

jane shenja leukoplasti si puna e vetullave kur lyhen fotot nga spitali perplasin xhelilin me vokshit kryetarja e komisionit ju sfidoj te shkojme bashke ti shohim trup scaled
jane shenja leukoplasti si puna e vetullave kur lyhen fotot nga spitali perplasin xhelilin me vokshit kryetarja e komisionit ju sfidoj te shkojme bashke ti shohim trup








































Fotot e paraqitura nga kryetarja e Komisionit për Sterlizimin, Albana Vokshi, kanë ngjallur debat mes kësaj të fundit dhe deputetit socialist Alban Xhelili.

 

Xhelili u shpreh se fotot e mjeteve spitalore nuk tregojnë ndryshkjen e tyre siç pretendon Vokshi, por janë shenja leukoplasti, sipas tij.

Vokshi e ka kundërshtuar duke e sfiduar të shkojnë bashkë në spitale për ta verifikuar.

Debati:

Xhelili: Dje pasi kam dalë nga mbledhja më ka ardhur një mesazh që fotot e paraqitura në komisionin janë foto që nuk janë bërë në atë strukturë hospitaliere. Kjo pjesa është për ata që lyejnë vetullat.

Vokshi: Ia paskan çuar mbrëmë në darkë. Ju sfidoj shkojmë bashkë i shohim. Unë kur dal këtu e kam të verifikuar nga të gjitha anët. Hajde shkojmë në maternitet dhe e shohim a janë këta apo jo.

Xhelili: Kryetare jo më kot ju lashë të flisnit pa folur unë fare. E bëtë dhe dje, pa folur dëshmitari e dinit çfarë do të thoshte.

Vokshi: Ju e keni mendjen të mbroni Vilma Nushin dhe Edi Ramën.

Xhelili: Ato shenjat e ndryshkut që paraqisni në foto janë si puna e vetullave kur lyhen dhe t’ju thonë e keni me balkë.dhe Ato shenja janë të  shenja që lë leukoplasti. Mos i gënjeni njerëzit, sepse po të ishin veglat me ndryshk do të ishin njerëzit në spitale. Sot janë ulur infeksionet. Mos gënjeni kot me këtë pjesën.

Vokshi: Zoti Xhelili. Unë ia kam paraqitur dhe drejtorit të spitalit dhe e ka pranuar. E kam me burim të brendshëm. Stafi mi ka dërguar. Ju sfidoj, hajde shkojmë në spital dhe i verifikojmë. Në spitale po përdoren autoklavat e vjetra. Ju mbroni vjedhjen, korrupsion dhe abuzimin me mbi 200 mln euro dhe bravo ju qoftë se mendoni se Rama do vu vërë deputet. Po është turp shumë i madh të mbroni vjedhjen sepse ka kosto shumë të lartë për jetën e qytetarëve. Duhet t;ju vijë turp se në vend që të thoni hajde të bëjmë transparencë që këto koncesione mos të përsëriten më, ju i mbroni dhe më thoni pajisjet që unë tregova nuk ekzistojnë më.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →