Japoni, popullsia mbi 100-vjeç kalon për herë të parë mbi 95 mijë

japoni popullsia mbi 100 vjec kalon per here te pare mbi 95 mije
japoni popullsia mbi 100 vjec kalon per here te pare mbi 95 mije

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së Japonisë njoftoi statistikat për rritjen e popullsisë së moshuar në vend. Popullsia e personave mbi 100-vjeç në Japoni ka tejkaluar për herë të parë mbi 95 mijë, transmeton Anadolu.

Sipas kësaj, popullsia mbi 100-vjeç është rritur për 54 vjet rresht. Numri i personave që ka kaluar moshën 100-vjeç që nga shtatori ka arritur në 95.119.

Popullsia e atyre që “kanë jetuar një shekull” në vend ka kaluar 95 mijë për herë të parë në historinë e vendit. Në krahasim me të dhënat e vitit të kaluar, numri është rritur me 2.980. Vihet në dukje se 83.958 prej atyre që janë mbi 100- vjeç janë gra ndërsa 11.161 meshkuj.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në një deklaratë lidhur me temën tha: “Ne do të bëjmë përpjekje për të rritur shërbimet e mirëqenies sociale, përfshirë kujdesin mjekësor dhe infermierisë në mënyrë që të moshuarit të mund të vazhdojnë të jetojnë në mënyrë të qetë në shoqërinë e tyre”.

Të dhënat e popullsisë në lidhje me ata që kanë “jetëgjatësi mbi një shekull” në Japoni filluan të regjistrohen për herë të parë në vitin 1963.

Japonia me një popullsi prej rreth 125 milionë banorësh, njihet për jetëgjatësinë e qytetarëve të saj. Personi më i vjetër është 116-vjeçarja Itooka Tomiko e cila jeton në Japoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →