Bota

Japonia përballë dilemës, studimi zbulon ligjin që mund të bëjë gjithë popullsinë të ketë të njëjtin mbiemër

japonia perballe dilemes studimi zbulon ligjin qe mund te beje gjithe popullsine te kete te njejtin mbiemer
japonia perballe dilemes studimi zbulon ligjin qe mund te beje gjithe popullsine te kete te njejtin mbiemer

Qytetarët japonezë do të kenë të gjithë të njëjtin mbiemër pas 500 vjetësh, nëse çiftet e martuara nuk lejohen tani të përdorin mbiemra të veçantë, sugjeron një studim i ri.

I organizuar nga Projekti Think Name dhe i udhëhequr nga Hiroshi Yoshida, profesor i ekonomisë në Universitetin Tohoku, studimi është pjesë e një fushate për të rritur ndërgjegjësimin për implikimet e mos ndryshimit të një ligji që daton nga fundi i viteve 1800.

Nëse qeveria vazhdon t’u kërkojë çifteve të martuara të kenë të njëjtin mbiemër, atëherë çdo japonez i vetëm do të njihet si ‘Sato-san’ deri në vitin 2531, parashikon studimi.

“Nëse të gjithë bëhen Sato, ne mund të na duhet të na drejtohen me emrat tanë ose me numra,” shpjegoi Yoshida, sipas mediave. “Unë nuk mendoj se kjo do të ishte një botë e mirë për të jetuar,” shtoi akademiku.

Sipas një sondazhi të marsit 2023, ‘Sato’ tashmë kryeson listën e mbiemrave japonezë, duke zënë 1.5% të popullsisë totale, ndërsa ‘Suzuki’ vjen në vendin e dytë.

Japonia mbetet i vetmi vend në botë që kërkon që bashkëshortët të përdorin të njëjtin emër. Çiftet duhet të zgjedhin se cilin mbiemër do të ndajnë kur martohen, por në 95% të rasteve është gruaja ajo që e ndryshon mbiemrin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts