Java e 5-të e Superiores luhet në dy ditë, ja axhenda e plotë

java e 5 te e superiores luhet ne dy dite ja axhenda e plote
java e 5 te e superiores luhet ne dy dite ja axhenda e plote

Java e pestë e Kategorisë Superiore do të luhet e ndarë në dy ditë, mes të dielës dhe të hënës, sipas programit të detajuar nga Sektori i Garave në FSHF.

Ndeshjet e javë së pestë nisin me një duel mjaft interesant në Rrogozhinë ku Egnatia vendase pret Bylisin në një ndeshje të rëndësishme për ecurinë e skuadrave. Rrogozhinasit vijnë pas një humbje të thellë në Shkodër dhe i duhet të shmangin hapa të tjerë të gabuar për të mos dhënë sinjale krize.

Ndëkohë, po të dielën luhet edhe sfida mes Teutës dhe Vllaznisë, dy skuadra që e kanë nisur me mjaft ambicie këtë edicion.

Të hënën, Laçi-Partizani është dueli që hap ndeshjet e kësaj dite. Më pas, në darkë luhen Dinamo-Skënderbeu dhe Tirana=Elbasani, dy ndeshje që vendosin përballë skuadra të cilat luftojnë për katërshen e parë.

KALENDARI

Të dielën, 15 shtator

Egnatia-Bylis 16:00

Teuta-Vllaznia ora 19:00

Të hënën, 16 shtator

Laçi-Partizani ora 16:00

Dinamo-Skënderbeu ora 19:00

Tirana-Elbasani ora 19:00

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co