“Je i madh. I more ato?”/ Salianji nxjerr përgjimet: Fredi Alizoti është paguar me para nga drejtuesit e policisë

je i madh i more ato salianji nxjerr pergjimet fredi alizoti eshte paguar me para nga drejtuesit e policise
je i madh i more ato salianji nxjerr pergjimet fredi alizoti eshte paguar me para nga drejtuesit e policise

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka publikuar përgjimet telefonike të Prokurorisë mes Albert Nushi, drejtor i policisë së Fierit dhe Fredi Alizotit. Salianji thotë se Alizoti është paguar nga ish-drejtuesit e policisë, ndërsa në bisedën e përgjuar duket se Nushi dhe Alizoti flasin për pagesa. Deputeti demokrat pretendon se pas marrjes së pagesave, Fredi Alizoi ka ndryshuar dëshminë lidhur me çështjen “Babalja”, ku ai fillimisht denoncoi Agron Xhafajn për trafik droge.

“Janë qindra komunikime mes drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit. Ndodhen në dosjen zyrtare të Prokurorisë. Ka dhjetëra komunikime të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ish-drejtuesve t ëpolicisë,m ish prokurorit të çështjes Gentjan Osmani ku në të gjitha rastet vendosen në dispozicion dhe shërbnim për t’u marrë para, për të paguar lekë, për të vendosur kohën se kur do të bëhej arrestimi fals ku dëshmitari i rremë Alfred Alizoti të bënte burg në këmbim të parave që paguhen nga drejtuesit më të lartë të policisë. Drejtori i Policisë së Fierit i thotë se shefi është jashtë përkon me datën 7-8 qershor kur Fatmir Xhafaj si ministër i Brendshëm ishte në një aktivitet zyrtar në Kroaci”, u shpreh Salianji.

Pjesë nga përgjimet

Albert Nushi i telefonon Fredi Alizotit

Albert Nushi: “Je i madh. I more ato? Dëgjo tani, me kujdes. Nesër në orën 9 më bëj telefon”.

Albert Nushi: Shefi është jashtë, i ka deleguar kompetencat një tjetri. Nesër pasdite do të jetë këtu”, i thotë Nushi, ndërsa Alizoti përgjigjet: “Nesër dmth do të marr unë ato” (qesh)?

“E gjithë sajesa në lidhje me gjyqin për kallëzimin e pabërëe është depozituar në gjykatë për arsye që të shmanget nga kallëzimi i ri vëllai i ministrit të Brendshëm të kohës. Gjyqtari i çështjes i cili është tërhequr në gjykime të tjera të mëparshme për shkak se njihte avokatin tim dhe ka deklaruar se ka konflikt interesi, më pas i ka ikur konflikti i interesit dhe më pas ka marrë përsipër të bëjë një gjë të pamendueshme që nuk është në funksion të ligjit”, tha Salianji. 

Po ju lexoj një pjesë të përgjimeve të Prokurorisë së Torinos: Artan Gjermeni në shërbim të bandës kriminale të Lushnjes. Denoncimi ka ardhur nga të dhënat e ardhura nga provat e dosjeve gjyqësore që tregojnë loidhjen e drejtpërdrejtë të funksioinarit në fjalë me eksponentët kryesorë të bandës kriminale. Gjermeni është i kapur, nga transkriptet e bisedave në Sky ku bëhet fjalë për favorizim të grupeve kriminale, për ndërhyrje në short… Ka përgjime zyrtare, disponohen nga Prokuroria“, theksoi Salianji.

Vijon…

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →