Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneritetit Publik Privat në Shëndetësi, Plarent Ndreca i kërkoi kryetares Albana Vokshi të zhbllokojë punën dhe të vijohet me miratimin e Planit Hetimor.
“Ti je kthyer në një padrone të komisionit. Ju nuk bëni dot transparencë te partia juaj, ç’transparencë do bëni ju këtu”, iu drejtua Ndreca-Vokshit.
Përfaqësuesit e PS në këtë komision hetimor thanë gjatë fjalës së tyre kërkesat për informacion e marrje prove mund të kalohe vetëm pasi të miratohet Plani Hetimor.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co