“Jemi 1.7 mln banorë”/ Gazetari ngre dyshime për Censin: Pse shifrat nuk janë reale. Shqiptarët po vriten nga…

jemi 1 7 mln banore gazetari ngre dyshime per censin pse shifrat nuk jane reale shqiptaret po vriten nga
jemi 1 7 mln banore gazetari ngre dyshime per censin pse shifrat nuk jane reale shqiptaret po vriten nga

Gazetari Almer Toska në rubrikën “Opinion” në News24 , duke komentuar të dhënat e Censit, tha se ka dyshimet e tij lidhur me shifrën e bërë publike nga Drejtoresha e INSTAT, e cila tha se nga regjistrimi rezulton se në Shqipëri janë rezidentë 2.4 mln banorë.

Por Toska tha se beson se në Shqipëri jetojnë 1.7 mln banorë dhe këtë e bazon te numri i mandateve të deputetëve, ku një mandat iu hoq Korçës dhe i shtohet Durrësit.

Toska tha se mendon që në Fier nuk ka më shumë se 350 mijë banorë, ndërsa Përmeti, Gjirokastra, Kukësi janë vende të braktisura.

“Qeveria për të fshehur largimin e shqiptarëve po përdoret kjo shifër për propagandë. Shqiptarët janë larguar dhe po largohen nga ky vend, ka një rënie drastike të nxënësve në shkolla. Kemi një rrjedhje, një largim shqiptarësh pa fund”, tha Toska.

[embedded content]

Duke u ndalur te skandali i Onkologjikut, Toska tha se shqiptarët po vriten çdo ditë nga produktet kancerogjene që nga fruta perimet e deri te ato të bulmetit, me përmbajtje të dëmshme për shëndetin.

“Shqiptarët nuk po vriten vetëm te Onkologjiku por që nga momenti i konsumimit të produkteve ushqimore të kontaminuara dhe të skaduara, të cilat nuk kontrollohen”, vijoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →