“Jemi katandisur te çapa e bukës”, përlotet aktori Mehdi Malkja: Bashkimi bëhet me zemër jo me fjalë. Më 20 shkurt…

jemi katandisur te capa e bukes perlotet aktori mehdi malkja bashkimi behet me zemer jo me fjale me 20 shkurt
jemi katandisur te capa e bukes perlotet aktori mehdi malkja bashkimi behet me zemer jo me fjale me 20 shkurt

Aktori Mehdi Malkja, në fjalën e tij para mbështetësve të ish kryeministrit Sali Berisha, bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20 shkurtit.

“Doktor ne nga ana ime kemi një shprehje: Nuk çan kokë rrapi se i bien gjethet.
Tani që po vijë dy persona po dialogonin dhe njëri tha, Nuk më ngroh ky bashkimi. I thash pse ndarja të ngroh?

Njerëzit bashkohen me zemër jo me fjalë.
Unë e dua vendin tim. Thuhet ky vend nuk bëhet, vendi është i bërë ne po e prishim.

Ne jemi tek çapa e bukës, këtu jemi katandisur. Nuk themi do shkojmë të hamë drekë, por do ikim të hamë bukë.
Protestoni se nuk vdisni!”, ka përfunduar ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co