“Jemi më pranë BE-së se kurrë!”- Kreu i Grupit të PS: Reformat integruese nuk janë thjeshtë detyra shtëpie! Kuvendi të bëj pjesën e vet në këtë proces

jemi me prane be se se kurre kreu i grupit te ps reformat integruese nuk jane thjeshte detyra shtepie kuvendi te bej pjesen e vet ne kete proces
jemi me prane be se se kurre kreu i grupit te ps reformat integruese nuk jane thjeshte detyra shtepie kuvendi te bej pjesen e vet ne kete proces





































Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Niko Peleshi në fjalën e tij të parë pasi mori postin e ri, është shprehur në Parlament se Shqipëria sot është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE.

“Për ne në Shqipëri dielli lind nga perëndimi thanë rilindasit tanë, sot pas më shumë se një shekulli, ne jemi më pranë se kurrë pranë ëndrrës tonë evropiane”, tha ai, ndërsa shtoi se Kuvendi duhet të bëj pjesën e vet të pazëvendësueshme në këtë ambicie historike.

Peleshi tha se shteti shqiptar nuk është i partive politike, por i shqiptarëve, ndërsa ftoi opozitën për bashkëpunim.

“Nuk duhet ta mbyllim këtë sesion pa bërë hapin tonë, kritika dhe debati janë thelbësore në një demokraci të bazuara në fakte dhe jo në manipulime dhe grindje”, tha ai.

Peleshi: Mos të përhumbemi në debate të kota. Kemi treguar vullnet për bashkëpunim. Shteti nuk është i partive, por i shqiptarëve. Reformat integrues e nuk janë thjeshtë detyra shtëpie për ne shqiptarët, por janë një vokacion që zë fill nga Rilindja Kombëtare. Për ne në Shqipëri dielli lind nga perëndimi thanë rilindasit tanë, sot pas më shumë se një shekulli, ne jemi më pranë se kurrë pranë ëndrrës tonë evropiane. Vizionin për anëtarësimin në BE brenda 2030 është përkthyer në një plan masazh pune nga qeveria dhe institucionet ligjzbatuese.

Kuvendi duhet të bëj pjesën e vet në këtë proces, të pazëvendësueshme në këtë ambicie historike. Po aq e rëndësishëm është dhe puna e komisionit Parlamentar të Posaçëm për dezinformimin. PS e ka lanë të hapur ftesën për të bashkuar forcën në këto komisionet, dhe besoj se do ta gjejmë gjuhën e përbashkët.

Qeveria po punon për të formuluar një ambicie të re sa i përket transparencës. Këtë hap duhet ta hedhim më guxim në këtë sesion parlamentar, pavarësisht temperaturës politike.

Rasti i eksporti të mbetjeve të dyshuara si mbetje të rrezikshme, është një ilustrim i mirë për këtë kulturë politike, që duhet ta lëmë pas. Shpallja e fajtorëve pa pritur të thënë fjalën institucionet si OLAF apo Prokuroria, është një rast tipik i politikës pa fakte.

Nuk duhet ta mbyllim këtë sesion pa bërë hapin tonë, kritika dhe debati janë thelbësore në një demokraci të bazuara në fakte dhe jo në manipulime dhe grindje.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →