“Jemi të gatshëm të luftojmë me Kinën dhe Iranin”, deputeti ukrainas: Nëse SHBA na e kërkon, do ta bëjmë!

jemi te gatshem te luftojme me kinen dhe iranin deputeti ukrainas nese shba na e kerkon do ta bejme
jemi te gatshem te luftojme me kinen dhe iranin deputeti ukrainas nese shba na e kerkon do ta bejme

Kievi është gati të ndihmojë SHBA-në në luftë kundër çdo armiku, qoftë Irani, Koreja e Veriut apo Kina, ka thënë një deputet ukrainas, duke pretenduar se vendi i tij do të ishte një aleat i vlefshëm ushtarak.

Në një intervistë me CNN, Aleksey Goncharenko përsëriti thirrjet drejtuar SHBA-së për t’i dërguar Ukrainës më shumë ndihmë ushtarake në mes të bllokimit që ka ndodhur në Kongres. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës na thanë se ne do të jemi me ju për aq kohë sa të duhet. Tani është koha për të mbajtur premtimet”, theksoi ai.

Goncharenko qortoi politikanët amerikanë që u fokusuan në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, duke thënë se Ukraina nuk duhet të jetë një “viktimë” e kësaj. Ai pohoi gjithashtu se mbështetja e Ukrainës i shërben interesave të Uashingtonit, pavarësisht se kush fiton garën për Shtëpinë e Bardhë.

Në rast të një lufte të mundshme, amerikanët “do të kenë nevojë për njerëz që do të qëndrojnë krah për krah me ta”, por jo shumë vende do të ishin të gatshme të bashkohen për të mbështetur SHBA-në, tha ai.

“Ukrainasit janë gati… Ne jemi të gatshëm të qëndrojmë krah për krah me Shtetet e Bashkuara, qoftë në llogore afër Teheranit, ose në Korenë e Veriut, ose afër Pekinit. Nuk ka ndryshim për ne”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →