Janë tensionuar tonet në mbledhjen e komisionit hetimor për Shëndetësinë.
Një debat mes kryetares së komisionit Albana Vokshi dhe nënkryetarit Planrent Ndreca, ka shkuar në etiketime dhe fyerje personale.
Pjesë nga debati:
Vokshi: Asnjë nuk e bën këtë që po bën ti që je në konflikt interesi
Ndreca: Të vijë zoti këtu unë nuk gënjej, për vete jo për ty, se ty të gënjej tërë ditën.
Vokshi:Ti nuk gënjen? Se pse je gatuar kështu siç je mbron korrupsioni
Ndreca: Se si jam gatuar unë nuk e vlerëson ti se nuk ke as kapacitet profesional, as etik as institucionale
Vokshi: Kapacitet vjedhjeve me kapele pa kapele unë nuk kam.
Ndreca: Si jam gatuar unë pyet në zonën ku jam zgjedhur, dhe kush jam unë. Por je mësuar të pyetësh ballkonin jo qytetarët
Vokshi: Do pyes edhe RAI3. Jeni mësuar një pallat një votë
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co