Jennifer Lopez në negociata për të blerë pronë pranë asaj që P.Diddy po e shet

jennifer lopez ne negociata per te blere prone prane asaj qe p diddy po e shet
jennifer lopez ne negociata per te blere prone prane asaj qe p diddy po e shet

Këngëtarja me prejardhje latine, Jennifer Lopez, e cila është në proces të divorcit me ish-burrin, aktorin, Ben Affleck, po negocion blerjen e një prone 55 milionëshe në Los Angeles, pranë pronës që, reperi, P.Diddy, me të cilin ishte në lidhje nga viti 1999 deri më 2001, është duke e shitur për 61 milionë dollarë.

Ylli i filmit “Selena” është duke negociuar për ta përfunduar marrëveshjen për pronën prej 30 mijë metrash katrorë, në lagjen “Holmby Hills” të Los Angelesit, ka shkruar TMZ.

Një burim i ka thënë TMZ-së se aktorja është duke u munduar ta zbresë çmimin e shtëpisë, deri në 39 apo 30 milionë dollarë.

Këngëtarja e hitit “Love Don’t Cost A Thing”, ka filmuar një pjesë të filmit “Atlas” në pronën në fjalë, film i cili u dha premierë në platformën Netflix në muajin maj.

Ajo dhe Ben kishin blerë shtëpinë e përbashkët, në Beverlly Hills të Kalifronisë, për 60 milionë dollarë, të cilën e vendosën në shitje më herët gjatë këtij viti, pasi u raportua se patën probleme martesore.

Lopez dorëzoi kërkesën për divorc nga aktori në datën e përvjetorit të dytë të martesës së tyre.

Ndërkohë ditë më parë, ish-çifti, janë parë duke darkuar bashkë më fëmijët e tyre në një restorant në Los Angeles.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →