Një burim i afërt me këngëtaren me prejardhje latine, Jennifer Lopez, ka thënë se ajo ndihet mirënjohëse për kujtimet e bukura që ka nga lidhja me ish-burrin e saj, aktorin Ben Affleck.
Është raportuar se këngëtarja, pas divorcit, nuk po dëshiron të ngecë në kujtimet e çasteve të këqija që pati me ish-burrin, por po dëshiron t’i vlerësojë çastet e mira që kishte me të përgjatë dy vjetëve martesë.
“Ajo nuk donte të niste procedurën e divorcit, por thjesht iu duk sikur nuk ka zgjidhje tjetër, sepse nuk do të ndryshonte asgjë me Benin”, ka thënë burimi për revistën People, duke shtuar se 2024-ta ishte një ndër vitet më të vështira për Lopezin.
Burimi ka thënë gjithashtu se këngëtarja, jo vetëm që është përballur me gjykime e spekulime publike rreth martesës, por ajo gjithashtu ka kaluar gjithë verën e vetme në Hamptons pasi anuloi turneun botëror “This Is Me…Live Tour”.
Sipas burimit ani pse është dukur sikur po mban qëndrim pozitiv, ajo ishte tepër e tronditur nga gjithçka. Por burimi ka theksuar se pasi po ndjek këndvështrimin pozitiv të gjërave ajo është duke ecur përpara me optimizëm.
“Në vend se të ndihet tejet e mërzitur dhe e poshtëruar, ajo po e shikon situatën sikur ishte e thënë për të ndodhur ashtu. Ajo është duke kaluar kohë me veten tani. Ajo e di se jeton një jetë të privilegjuar në shumë aspekte. Ajo ndihet tepër mirënjohëse për çastet e mira që ka kaluar me Benin, por tani është e fokusuar për ta ndërtuar një të ardhme shumë të mirë për fëmijët e saj dhe veten”, ka thënë ndër të tjera burimi.
Ditë më parë, Lopez, ka dhërë një intervistë për gazetën “Interview”, ku në rolin e intervistueses ka qenë komediania Nikki Glaser.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co