Shqiperia

Jepet dënimi për grupin shqiptar të heroinës në Spanjë

jepet denimi per grupin shqiptar te heroines ne spanje
jepet denimi per grupin shqiptar te heroines ne spanje

7 persona që i përkasin një grupi kriminal janë dënuar me burgim nga 2 deri në 6 vjet për shpërndarje droge në Galicia. Prokuroria dhe palët mbrojtëse arritën një marrëveshje këtë të mërkurë në gjyqin e zhvilluar në seksionin e dytë të Gjykatës Provinciale të A Coruña, në të cilin janë njohur faktet dhe është rënë dakord për uljen e dënimit.

Pesë shtetas të kombësisë shqiptare dhe 2 spanjollë u akuzuan për anëtarësim në një grup kriminal dhe trafik droge.

Tre kanë pranuar një dënim prej 6.5 vjet burg, 2 të tjerë me 3.5 vjet dhe 2 nga 2 vjet e 2 muaj burg. Sipas raportit të Prokurorisë, më 5 korrik 2022, agjentët e Policisë Kombëtare përgjuan drejtuesin e një automjeti me targa shqiptare në një pjesë të autostradës A-6 pranë Pedrafitës (Lugo).

Në dokumentin e Ministrisë Publike thuhet se në brendësi të makinës, nën levën e marsheve, u gjetën 20 pako drejtkëndëshe me një lëndë pluhuri ngjyrë kafe, e cila pas analizave rezultoi të ishte një sasi totale neto prej rreth 10 kg heroinë me një pastërti 52.8%”, si dhe 535 euro.

U kontrolluan edhe shtëpitë e të akuzuarve, të ndodhura në A Coruña dhe Sada, ku u gjetën përveç heroinës, rrëshirë kanabis dhe kokainë, disa celularë, para cash, një fletore me shënime të shumave financiare, një frenues radiofrekuencash dhe furnizime për trajtimin e drogës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts