“Jeta dhe veprimtaria e Shaban Blloshmit”/ Musai: Luftoi kundër çetave pushtuese serbe e greke, e quajtën “mësuesi kaçak” sepse…

jeta dhe veprimtaria e shaban blloshmit musai luftoi kunder cetave pushtuese serbe e greke e quajten mesuesi kacak sepse
jeta dhe veprimtaria e shaban blloshmit musai luftoi kunder cetave pushtuese serbe e greke e quajten mesuesi kacak sepse

Eksperti i arsimit, Bardhyl Musliu, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24 ka folur në lidhje me votimin e librit monografi, Shaban Blloshmi – jeta dhe veprimtaria, me titull “Djalit i puth sytë për lirinë e gjuhës shqipe”.

Ai u shpreh se gjatë kërkimit të dokumenteve për realizimin e librit u përball me një dilemë, nëse këto dokumente do të ishin të mjaftueshme për pasqyrimin e monografisë.

Duke u ndalur te figura e Shaban Blloshmit, ai tha se ky i fundit u quajt “mësuesi kaçak” pasi punoi për përhapjen e gjuhës shqipe, ndërsa si luftëtar u përball me çeta pushtuese greke, serbe e bullgare.

“Nuk e kisha menduar se do merrte kaq shumë kohë, por duke parë në arkiva dokumenti sjell dokumentin tjetër dhe në një moment mendova nëse do gjeja materiale të mjaftueshme për të pasqyruar një monografi të tillë. Përjetova një dilemë, kur përsëri u ndesha me dokumente të tjera dhe krijova bindjen se ishin mjaftueshëm dokumente për pasqyrimin e monografisë.

Shaban Blloshmi kreu studimet në Ohër dhe Stamboll dhe kur u kthye u entuziazmua nga rrethet patriotike të Stambollit dhe i hyri dashuria për gjuhën shqipe, i ndikuar nga Dervish Hima. Kur u largua ai nga familja Blloshmi ai vijoi vetë përhapjen e gjuhës shqipe dhe e quajtën “mësuesi kaçak”. Ka luftuar kundër çetave pushtuese serbe, bullgare dhe greke, madje në një dokument të qeverisë serbe ai ishte dënuar të zhdukej me gjithë familje”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →