Bota Kuriozitete

“Jeta është krejt të papritura dhe surpriza”- Kujt ia bëri dedikimin Bes Kallaku?! Aktori: Nuk të premtoj gjithçka, por…

jeta eshte krejt te papritura dhe surpriza kujt ia beri dedikimin bes kallaku aktori nuk te premtoj gjithcka por



































Aktori Bes Kallaku, i ka dedikur një mesazh fëmijëve të tij Ajkës dhe Amen në 6-vjetorin e lindjes së vogëlushes së tij, teksa është në proces divorci me Xhensila Myrtezajn.

bes kallaku4

“Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat”, shkruan aktori krahas disa imazheve ku shfaqet me dy fëmijët e tij.

Bes Kallaku u premton se do të jetë gjithmonë pranë tyre, teksa shprehet se “ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem.”

“Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo siç thonë poetët, erërat nuk fryjnë gjithmonë siç duan barkat, por pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e përballjes me sprovat. Kur ti i kërkon Zotit të të japë fuqi, duhet të dish se Ai do të të përballë me sprovat nëpërmjet të cilave do ta dëshmosh fuqinë e Tij. Kur njerëzit janë të gëzuar, duken të gjithë njëlloj, dhe është pikërisht sprova ajo që do t’i dallojë. Nuk të premtoj gjithçka, por në gjithçka do të jem pranë teje dhe Amenit. Ashtu siç isha dhe jam përfillës për secilin rreth meje, do të jem edhe për ju, veçse juve do t’ju kem edhe kur s’do të jem.

Ju dua me fuqinë e një mijë diejve. Paçi Bekimet Hyjnore jastëk ëndrrash dhe zgjimesh! Me dashuri, babi Bes!”, shkruan Bes Kallaku.

bes kallaku1 bes kallaku

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts