“Jeta në Shqipëri, një mozaik dramash”, Boçi: Rama ka ndërtuar perandorinë e vet mbi vuajtjet e shqiptarëve

jeta ne shqiperi nje mozaik dramash boci rama ka ndertuar perandorine e vet mbi vuajtjet e shqiptareve
jeta ne shqiperi nje mozaik dramash boci rama ka ndertuar perandorine e vet mbi vuajtjet e shqiptareve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka marrë pjesë në një takim me simpatizantë demokratë në Mirditë.

Ai u shpreh se kryeministri Rama ka ndërtuar mbi vuajtjet e shqiptarëve “perandorinë dhe fronin” e vetë.

Sipas tij jeta sot në Shqipëri është një “mozaik dramash”, gjë që ai nënvizoi se duhet të përmbyset së bashku me “regjimin narko-diktaturë” të ngritur.

“Edi Rama ka ndërtuar mbi dramat e shqiptarëve, mbi vuajtjet e tyre perandorinë e vetë dhe fronin e vetë. Krekoset dhe noton në para e luks sepse jeta sot në Shqipëri fatkeqësisht është një mozaik dramash, dramë të jesh fëmijë, dramë të jesh i ri, dramë të jesh i aftë për punë sepse puna jote përqeshet nga patronazhistët. Këtë dramë duhet ta përmbysim, të shkërmoqim fronet e Edi Ramës dhe regjimi narko-diktaturë që ai ka ngritur në vend”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co