Jeta sekrete e Kim Jong-un, nga lidhja me yllin e popit, te fëmija i paligjshëm me të

jeta sekrete e kim jong un nga lidhja me yllin e popit te femija i paligjshem me te
jeta sekrete e kim jong un nga lidhja me yllin e popit te femija i paligjshem me te

Thashethemet për jetën e fshehtë të dashurisë së Kim Jong-un duket se kanë ‘marrë dhenë’ ndërsa gjuhët e liga thonë se lideri i Koresë së Veriut ka një lidhje me një yll pop. Nga kjo lidhje thuhet se ka ardhur në jetë dhe një fëmijë.

Bëhet fjalë për Hyon Song-wol e cila la karrierën e saj në grupin muzikor Moranbong Band dhe tani punon në sekretariatin personal të diktatorit. Javën e kaluar ajo u pa me Kim-in në Phenian, ku u kap në kamera duke parë celularin e saj teksa ecte ndërsa ndihmësit e tjerë mbanin shënime furishëm.

Choe Su-yong, një ish-punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar (NIS) në Korenë e Jugut, pohon se marrëdhënia e tyre është më shumë se profesionale dhe se ata kanë një fëmijë së bashku të quajtur Kim Il-bong. Choe i tha së fundmi Korea Times se Kim Jong-un ka gjithashtu një djalë me gruan e tij, Ri Sol-ju, por që është shumë “i zbehtë dhe i dobët”. Duke folur për gazetën Chosun Ilbo, ai ka folur se sa të ndryshëm janë dy gjysmëvëllezërit.

Sipas Choe, Kim Jong Un u takua me Hyon Song-ëol kur ajo ishte ende në shkollë në Zvicër. Choe tha se Hyon i shërbeu Kimit dhe motrës së tij si dado, por u krijua një marrëdhënie që vazhdoi pas kthimit të tyre në Korenë e Veriut. Babai dhe paraardhësi i Kim-it, Kim Jong-il, nuk e miratuan lidhjen e tyre dhe i kërkuan atij t’i jepte fund, sipas një raporti të vitit 2012, por pas vdekjes së babait të tij, “besohet se Kim e ka rindezur marrëdhënien”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →