Bisedimet po vazhdojnë me ritëm të lartë, por për momentin nuk ka asnjë marrëveshje. Po flasim për situatën e Kenan Jildizit dhe rinovimin e kontratës së tij me Juventusin që skadon në vitin 2027.
Synimi është që të blindohet lojtari turk i lindur në vitin 2005, ndërsa menaxherët e lojtarit do të dëshironte që atij t’i njihet statusi – nga pikëpamja ekonomike – i një lojtari të rëndësishëm të ekipit të parë. Palët vazhdojnë të bisedojnë dhe të përditësojnë njëratjetrën, por deri më sot ka ende distancë.
Sidomos për shifrat: Klubi ofron një pagë rreth 1 milion euro, teksa pretendimi është për të paktën dyfishin. Një distancë që i bën protagonistët të ulen edhe një herë në tryezën e bisedimeve dhe të lënë mënjanë firmat për momentin.
Ndërkohë, nuk duhet harruar se në pretendimet e djaloshit është edhe fanella me numrin 10 e cila vite më parë mbahej nga idhulli i tij, Alesandro Del Piero.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co