Sport

Jo vetëm Euro 2024, sonte rinis edhe Uefa Champions League. Dy ekipe shqiptare zbresin në fushë

jo vetem euro 2024 sonte rinis edhe uefa champions league dy ekipe shqiptare zbresin ne fushe
jo vetem euro 2024 sonte rinis edhe uefa champions league dy ekipe shqiptare zbresin ne fushe

E marta në mbrëmje nuk do të jetë vetëm mbrëmja e magjishme e sfidës së gjysmëfinales së parë të Euro 2024, mes Spanjës dhe Francës, por do të jetë edhe mbrëmja e turit të parë të fazës kualifikuese të Uefa Champions League. Sonte zbresin në fushë edhe dy skuadra shqiptare, të cilat u shpallën kampion sezonin e shkuar në Kosovë dhe në Malin e Zi. Ballkani i Ilir Dajës dhe skuadra kampione e Deçiç do të luajnë sfidat e para të kompeticionit më madhorë për klube.

Të dy ekipet shqiptare do të luajnë paralelisht në transferta. Në orën 20:00, Deçiç do të sfidojë në transfertë ekipin e TNS. Shqiptarët e Malit të Zi do të tentojnë ta nisin me këmbën e mbarë ndaj rivalëve të tyre uellsianë. Ndërkohë paralelisht në fushë do të zbresë edhe ekipi i Ilir Dajës. Ballkani do të sfidojë po në transfertë skuadrën e UE Santa Coloma. Kampionët e Kosovës do të synojnë fitoren ndaj atyre të Andorras. Dy duele mjaft të rëndësishëm dhe sigurisht që marrin vëmendjen e tifozëve shqiptarë. Në këtë mënyrë kampionët rikthejnë emocionet e Champions League.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts