Jerome Boateng në Serie A. Në ditët e para të thashethemeve të përhapura, pak njerëz e besonin diçka të tillë, por kjo ide por materializohet.
Bëhet fjalë për një kalim te Salernitana që drejtohet nga trajneri Filippo Inzaghi. Ish-qendërmbrojtësi i Bayernit ndodhet në Itali për të nënshkruar kontratën që do ta lidhë të me klubin e tij të ri deri në qershorin e ardhshëm.
35-vjeçari do të provojë kështu për herë të parë një aventurë në Serie A. Më parë, ai ka luajtur në Gjermani për Hertha Berlin, Hamburg dhe Bayern. Në Premier League, lojtari ka veshur fanellën e Manchester Cityt, ndërsa së fundmi, futbollisti me pasaportë gjermane ka kontribuar për Lyon.
Salernitana ka një mision të vetëm, sigurimin e mbijetesës. Arritja e Boateng i jep eksperiencën e duhur prapavijës së ekipit nga Salerno, me tifozët që janë në pritje të zyrtarizimit.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co