Bota Sport

Jo vetem Milani, Tiago Mota kërkon Armando Brojën te Juventusi

jo vetem milani tiago mota kerkon armando brojen te juventusi



































Armando Broja ka qenë tema e merkatos në Itali në periudhën e fundit. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, ka shprehur interesim të hapur vetëm klubi i Milanit, ku ju rikujtojmë që në ndeshjen që Shqipëria pati në Dortmund kundër Italisë, në stadium ndodheshin persona të dërguar nga klubi milanez për të parë nga afër Brojën.

broja2

Përveç Milanit, tani në skenë për 22-vjeçarin ka dalë edhe Juventusi. “Zonja e Vjetër” është në kërkim për zëvendësuesin e Vlahoviçit, dhe trajneri i ri i bardheznjive, Tiago Mota, ka propozuar transferimin e Brojës.

Në planet e Juventusit ka qenë edhe Retegui, por Sampdoria kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Broja ka një vlerë që kap shifrën e 22 milionë eurove, një alternativë më e lirë për ta.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts