Milan është hedhur në sulm me kohë të plotë për të gjetur një “bomber” të ri, madje edhe dy, për të përforcuar repartin ofensivë. Sipas Sky Sport, Alvaro Morata është preferenca e parë, lojtar për të cilin kanë gati një kontratë 4 vjeçare dhe 5,5 milionë euro në sezon.
Jo vetëm Morta, Milan po ndjek këtë periudhë edhe pistën Tammy Abraham, si një kërkesë personale e Fonseca-s, por palët janë shumë larg një akordi të mundshëm me Romën.
Në këto kushte, Milan ka kthyer vështrimin nga Fullkrug, sulmuesi i përfaqësueses gjermane, pjesë e B.Dortmund. Fullkrug mbylli sezonin e fundit me 16 gola dhe 10 assiste, ndërsa shkoi deri në finalen e Champions League.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co