“Jo vetëm qeveria, por askush nuk investon te të rinjtë”- Martin Cani u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari, aktivisti: E pamundur që një adoleshent të vrasë nëse…

jo vetem qeveria por askush nuk investon te te rinjte martin cani u godit per vdekje me thike nga bashkemoshatari aktivisti e pamundur qe nje adoleshent te vrase nese








































Aktivisti për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Altin Hazizaj, ka komentuar rastin e vrasjes së Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë.

altin hazizaj

Hazizaj tha se nuk mundet një adoleshent të kryejë vrasje, nëse nuk ka shfaqur në fëmijëri shenja agresiviteti.

“Është e pamundur që një adoleshent të shkojë në moshën 14-vjecarë të vrasë, pa patur shfaqje shenja agresiviteti, shenja të sjelljes antisociale që në fëmijërinë. Një fëmijë i tillë vjen nga familje që kanë probleme të theksuara familjare ose ka kaluar në fëmijëri situata tepër dramatike”, tha ai.

Ndër të tjera aktivisti tha se jo vetëm qeveria, por në Shqipëri, askush nuk investon te të rinjtë.

“Jetojmë në një qytetet të projektuar për 240 mijë banorë, por mban 800 mijë në letër. Jo vetëm qeveria, por askush nuk investon te të rinjtë dhe të rejat. Bashkia e Tiranës nuk ka qendra rinore. Një që ka qenë tani po ndërtohet një gradaçelë. Jetojmë në një mjedis që nuk i nxit të rinjtë të ndjekin talentin, sidomos ata që janë në situata vulnerabilitet.

Kam vite të tëra që themi se sistemi ynë i mbrojtjes së fëmijëve, nga parashkollori deri në gjimnaz nuk trajtojmë sjelljet antisociale të fëmijëve.

Nëse shikojmë sistemin evropian, edukatorët janë të aftë të shikojnë problemet dhe i adresojnë.

Është e pamundur që një adoleshent të shkojë në moshën 14-vjecarë të vrasë, pa patur shfaqje shenja agresiviteti, shenja të sjelljes antisociale që në fëmijërinë. Një fëmijë i tillë vjen nga familje që kanë probleme të theksuara familjare ose ka kaluar në fëmijëri situata tepër dramatike.

Nuk kemi ndërtuar një sistem të asaj që quhet ndërhyrja e hershme, që të shohë sjelljet e gabuara të fëmijës, t’i diskutojë me prindërit dhe nëse këto sjellje përforcohen, atëherë padiskutim do të thotë që fëmija ka probleme. E para shihet familja, nëse familja është e padenjë dhe largohet nga shkolla se pastaj ja ku shkojmë. Fëmija bën vrasje”, tha Hazizaj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →