Përveç përdorimit të kozmetikës kundër diellit, një dietë me një indeks të lartë mbrojtjeje, pra ushqime të pasura me karotenoidë , do t’ju ndihmojë të mbroni trupin tuaj.
Më të pasurit janë këto:
B-karoteni
Gjendet tek karota, kungulli, mango, kajsia dhe patatja e ëmbël. Beta-karoteni konvertohet pjesërisht në trupin tonë në vitaminën A të vlefshme, ndërsa një pjesë tjetër e saj vepron si karotenoid.
Likopen
Gjendet kryesisht në domate, shalqi dhe grejpfrut të kuq dhe është përgjegjës për ngjyrën e tyre të kuqe. Ekspertët theksojnë se ngrohja mund të pesëfishojë edhe përthithjen e likopenit nga domatet.
E rëndësishme është konsumimi i dy porcioneve sallate, apo frutash në ditë me ngjyrë të kuqe që përmban likopen.
Luteina
Gjendet në misër, spinaq, cilantro, lakrat e Brukselit, lakër jeshile dhe kikirikë.
Frutat dhe perimet
Një udhëzues i përgjithshëm për të mbrojtur trupin tuaj nga rrezatimi diellor është konsumimi i 5 frutave antioksidantë në ditë nëse jeni i rritur, ndërsa për fëmijët janë të nevojshme 3-4 fruta, si luleshtrydhet, boronicat, rrushi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co