Qëndrimi i hidratuar është jetik që trupi të funksionojë siç duhet , veçanërisht gjatë muajve të verës dhe kur temperaturat rriten . Megjithatë, kalimi i orëve të gjata në plazh, ngrënia jashtë ose pirja e alkoolit gjatë pushimeve shpesh mund të çojë në dehidrim.
Ekspertët thonë se uji është zgjidhja më e mirë për hidratim, ndërsa pijet e tjera mund të përmbajnë sheqer ose ëmbëlsues.
Megjithatë, ka shumë ushqime, jo vetëm pije, që mund të ofrojnë hidratim dhe lëndë ushqyese thelbësore. Për shembull: Ngrënia e ushqimit është shumë e rëndësishme për shëndetin:
Kastravecat: Përmbajnë rreth 95% ujë, të pasur me vitamina B dhe C dhe minerale si kalium dhe magnez.
Shalqiri: Gjithashtu ka një përmbajtje shumë të lartë uji (rreth 92%) dhe është një burim i mirë i antioksidantëve, si vitamina A dhe C dhe likopeni.
Luleshtrydhet: Janë të pasura me vitaminë C dhe fibra.
Selino: Është e pasur me vitaminë K, kalium dhe fibra.
Marule: Është mbi 90% ujë, i pasur me vitamina A dhe K dhe acid folik.
Kungujt: Kungujt janë 94% ujë dhe përmbajnë vitaminë C dhe mangan.
Portokallet: Përveç ujit (rreth 86%), portokalli është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë.
Kosi: Kosi njihet për përmbajtjen e proteinave dhe probiotikëve, por përmban edhe sasi të konsiderueshme uji.
Specat: Specat përmbajnë rreth 92% ujë dhe janë të pasur me vitamina A dhe C.
Domatet: Përmbajnë rreth 95% ujë, janë të pasura me vitamina A dhe C dhe përmbajnë antioksidantë si likopeni.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co