Joe Biden autorizon Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

joe biden autorizon ukrainen te perdore raketat amerikane me rreze te gjate veprimi per te goditur rusine








































Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë ‘dritën jeshile’ Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Zelensky, Biden
Zelensky, Biden

Armët ka të ngjarë të përdoren fillimisht kundër trupave ruse dhe koreano-veriore në mbrojtje të forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë perëndimore, thanë zyrtarët, shkruan BBC.

Ky vendim i presidentit  Biden përbën një ndryshim të  madh në politikën amerikane, raporton New Tork Times.

Lejimi i ukrainasve të përdorin raketat me rreze të gjatë, të njohura si Sistemet Raketore Taktike të Ushtrisë, ose ATACMS, erdhi si përgjigje ndaj vendimit të befasishëm të Rusisë për të sjellë trupat e Koresë së Veriut në luftë, thanë zyrtarët.

raketa

Sakaq mediat në SHBA bëjnë me dije se deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë apo Pentagoni për këtë lëvizje të Joe Biden.

Lexo edhe: Sulm masiv ajror nga Moska drejt Kievit! Rusia godet sistemin energjetik të Ukrainës, vriten 10 persona!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar prej muajsh që këto kufizime për raketat me rreze të gjatë veprimi të hiqen, duke lejuar Ukrainën të synojë zonat brenda Rusisë.

Rusia ndërmori një nga sulmet më të mëdha raketore që nga fillimi i luftës, duke synuar infrastrukturën energjetike të Ukrainës brenda natës. Të paktën 10 persona u vranë.

Getty Images / Administrata Rajonale Ushtarake e Mykolaiv
Getty Images / Administrata Rajonale Ushtarake e Mykolaiv

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i përshkroi sulmet ajrore si një “goditje masive të kombinuar në të gjitha rajonet” që synon të dëmtojë infrastrukturën energjetike të vendit.

Rusia tha se kishte në shënjestër “infrastrukturën thelbësore të energjisë që mbështet kompleksin ushtarako-industrial ukrainas”.

Vendet fqinje siç janë Rumania dhe Moldavia akuzuan Rusinë për përpjekje të qëllimshme për të vendosur kushte ngrirjeje në Ukrainë gjatë dimrit, me një deputet ukrainas që tha për BBC se Rusia kreu sulme të ngjashme në prag të dimrit të vitit të kaluar.

Kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë tha se sulmet shkaktuan “dëme të konsiderueshme” në termocentralet e saj të energjisë termike dhe disa zona u ndërprenë nga rrjeti elektrik si pasojë.

Guvernatori i rajonit të Odesa-s, Oleh Kiper tha se ka pasur gjithashtu ndërprerje në furnizimin me ngrohje dhe ujë, megjithëse ky i fundit po rikthehej gradualisht.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →