Bota

Joe Biden në betejë me COVID, Presidenti i SHBA-ve drejt përmirësimit, ja simptomat e tij

joe biden ne beteje me covid presidenti i shba ve drejt permiresimit ja simptomat e tij
joe biden ne beteje me covid presidenti i shba ve drejt permiresimit ja simptomat e tij

Presidenti Biden ka ende një “kollë dhe zë të ngjirur, por simptomat e tij vazhdojnë të përmirësohen në mënyrë të qëndrueshme”, sipas një përditësimi nga mjeku i tij.

Presidenti amerikan aktualisht është duke u izoluar në shtëpinë e tij në Delaware pas infektimit me COVID.

“Pulsi i tij, presioni i gjakut, ritmi i frymëmarrjes dhe temperatura mbeten absolutisht normale,” tha Dr. Kevin O’Connor në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Furnizimi i tij me oksigjen vazhdon të jetë i shkëlqyer në ajrin e dhomës. Mushkëritë e tij mbeten të pastra.”

Biden përfundoi dozën e tij të gjashtë të Paxlovid, ilaçi që lidhet me uljen e rrezikut të shtrimit në spital ose vdekjes.

Dr O’Connor tha gjithashtu se Biden ka një variacion COVID që përbën rreth një të tretën e infeksioneve të reja në SHBA.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts