Bota

Joe Biden nën presion të ri nga demokratët për t’u larguar, ndërsa presidenti ndërpret fushatën për shkak të infektimit me Covid

joe biden nen presion te ri nga demokratet per tu larguar ndersa presidenti nderpret fushaten per shkak te infektimit me covid



































Presidenti Joe Biden përballet me presion të ri për t’u larguar për shkak të moshës së tij, ndërkohë që ai ka ndërprerë fushatën elektorale për shkak se është infektuar me Covid.

biden

Dy demokratët kryesorë në Kongresin e SHBA, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe udhëheqësi i pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries  kanë takuar privatisht për të shprehur shqetësimet për kandidaturën e tij, shkruan BBC, e cila i referohet mediave amerikane.

Ndërkohë Nancy Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, raportohet gjithashtu se i ka thënë atij se nuk mund ta mposht Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit.

Duke njoftuar infeksionin e tij me Covid të mërkurën mbrëma, Shtëpia e Bardhë tha se 81-vjeçari po përballej me simptoma të buta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts