Shqiperia

Jorida Tabaku i bashkohet protestës së opozitës, shoqërohet nga ish-kreu i grupit të PD kur nisi përplasja

jorida tabaku i bashkohet protestes se opozites shoqerohet nga ish kreu i grupit te pd kur nisi perplasja
jorida tabaku i bashkohet protestes se opozites shoqerohet nga ish kreu i grupit te pd kur nisi perplasja

Në protestën e sotme të opozitës është e pranishme edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila nuk i është bashkuar zyrtarisht grupimit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhi.

Deputetja shprehu skepticizëm pak ditë më parë në një reagim të gjatë, ndërsa është deklaruar publikisht kundër sulmeve ndaj SPAK si dhe kundër aksionit të opozitës në Parlament duke sjellë bllokimin e seancave.

Tabaku shihet në protestë bashkë me ish-deputetin, Alfred Rrushaj, i cili drejtonte grupin parlamentar të Partisë Demokratike në vitin 2021, kur edhe nisi përplasja brenda kësaj partie. Rrushaj nuk u deklarua me asnjë grup dhe preferoi të jepte dorëheqjen, duke u tërhequr nga politika aktive.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts