Jorida Tabaku shpjegon arsyet: Pse shqiptarët paguajnë 40% më shtrenjtë për produktet krahasuar me vendet e Bashkimit Europian

jorida tabaku shpjegon arsyet pse shqiptaret paguajne 40 me shtrenjte per produktet krahasuar me vendet e bashkimit europian







































Deputetja e Partisë Demokratike, Jordia Tabaku thotë se ka tre arsye pse shqiptarët paguajnë 40% më shtrenjtë për produktet krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.

jorida tabaku

Me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale, deputetja demokrate thotë se arsyeja e parë është taksimi socialist, arsyeja e dytë lidhet me tregjet e kapura dhe arsyeja e tretë janë të ardhurat, të cilat, sipas saj, po bien gjithnjë e më shumë.

“Ka tre arsye të thjeshta dhe të qarta se pse shqiptarët paguajnë 40% më shtrenjtë për produktet krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, kryesisht për produktet ushqimore. Arsyeja e parë është taksimi socialist, i cili vendos një taksë të lartë që përfshin akcizën për karburantin, TVSH-në dhe mbështetjen për produktet e shportës. Arsyeja e dytë lidhet me tregjet e kapura, të cilat kontrollohen nga një numër i vogël kompanish. Ky fakt e bën të pamundur për operatorët e vegjël dhe bizneset e vogla që të hyjnë dhe të konkurrojnë në treg. Arsyeja e tretë janë të ardhurat e disponueshme, të cilat po bien gjithnjë e më shumë, duke zvogëluar fuqinë blerëse të konsumatorëve. Megjithëse shifrat zyrtare të inflacionit mund të jenë të ulëta, realiteti në xhepat e njerëzve është krejtësisht ndryshe. Ky është realiteti që duhet të ndryshojmë: shitjet e produkteve me çmime të larta për shkak të tregjeve të kapura, mungesën e konkurrencës dhe kapjen e tregut”, shprehet deputetja e PD.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →