Trajneri i njohur, Mirel Josa, i ftuar në “Euro 24” në News 24 në bisedën e bërë me Trevisa Tufën u shpreh se Holanda e meritoi kualifikimin në çerekfinale (0-3).
“Ishte gjithçka e pritshme, Holanda ka treguar forcë, sidomos në prapavijë. Një ndeshje, në të cilën Rumania e interpretoi në pjesën e parë njësoi si ndaj Ukrainës. Dëshironte që t’i bënte presion lart. Pati disa raste në pjesën e parë, ku mund të shënonte në portën holandeze. Aftësia e Gakpo në pjesën e parë, bashkangjitur edhe me gabimin e portierit, i bëri gjërat më të thjeshta” – tha ai.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co