Kryeparlamentari i Ukrainës, Ruslan Stafanchuk ka uruar Elisa Spiropalin për marrjen e detyrës si kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.
Në urimin e tij, Stefanchuk ka ftuar Spiropalin të vizitojë Ukrainën në një kohë të përshtatshme.
Ai po ashtu ka theksuar se dy vendet duke ndarë prioritete të përbashkëta të politikës së jashtme, kanë mundësi të mëdha për përparimin e bashkëpunimit të suksesshëm.
“Shkëlqesia Juaj,
Në emër të Verkhovna Rada të Ukrainës dhe në emrin tim, Ju uroj për emërimin në postin e Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Ne vlerësojmë shumë qëndrimin konsistent të Kuvendit të Shqipërisë dhe mbështetjen për popullin e Ukrainës, i cili po i reziston me guxim agresionit të armatosur rus në shkallë të gjerë.
Jam i bindur se Ukraina dhe Shqipëria, duke ndarë prioritete të përbashkëta të politikës së jashtme, kanë mundësi të mëdha për përparimin e bashkëpunimit të suksesshëm.
Duke konfirmuar gatishmërinë dhe vullnetin për të avancuar bashkëpunim konstruktiv mes dy shteteve, veçanërisht në nivel parlamentar, Ju ftoj të vizitoni Ukrainën në një kohë të përshtatshme.
Ju uroj, e dashur kolege, shëndet, suksese dhe arritje të reja në përgjegjësitë ligjbërëse dhe paqe, harmoni e prosperitet për popullin e Republikës së Shqipërisë.
Ju lutemi pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë.”-shkruan në letrën e urimit Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co