Bota Shqiperia

“Ju premtojnë qiqra në hell!”- Rama ironizon partitë e reja: S’kanë asgjë të re përveç moshës së kryetarëve! Deri në 11 maj bëni kujdes kur hapni frigoriferin, do u dal dhe aty

ju premtojne qiqra ne hell rama ironizon partite e reja skane asgje te re pervec moshes se kryetareve deri ne 11 maj beni kujdes kur hapni frigoriferin do u dal dhe aty













































1744552156_edirama

Rama: Më keni si ropt e shtëpisë, deri në 11 maj bëni kujdes kur hapni frigoriferin se do u dal dhe aty. Duhet të kuptoni që çdo gjë tjetër, të të vij zarfi me votën, do e hapësh zarfin, do ulesh dhe të vësh votën, ta fusësh në zarf e të marrësh rrugë për ta çuar te posta, dhe ta bësh gjithë këtë mundim për ta hedhur votën në një kënetë, është vërtet turp.

Janë dhe ca të tjerë që vijnë vërdallë, ne jemi dhe forcë e re, jo bëhet jo s’behët, jo mundet jo s’mundet, jo bashkë jo veç.

Dëgjoni, ato të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e kryetarëve, asgjë të re, kanë mbushur listat me farefis, vjehrrin, vjehrrën, baxhanakët, e ju premtojnë qiqra në hell. Të çosh votën dhe për ata, është ta çosh dëm.

Ne na duhet të bëhemi një, të  bëhemi tamam si gishtat e kësaj dore, dhe ta vendosim vetëm fatin evropian të Shqipërisë. Pas 11 majit, me 16 maj, e gjithë Evropa, do të zbresë në sheshin Skënderbej, të gjithë udhëheqësit e kontinentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts