Bota

“Ju premtojnë qiqra në hell!”- Rama ironizon partitë e reja: S’kanë asgjë të re përveç moshës së kryetarëve, kanë futur në lista farefisin













































Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me shqiptarët në Milano, ku iu drejtua atyre me thirrjet për të mos e shpërdoruar votën.

1744552156_edirama

 “Të marrësh mundimin për të votuar dhe pastaj ta hedhësh votën në një kënetë, është vërtet turp,” tha ai, duke iu referuar partive të reja apo atyre që, sipas tij, ofrojnë “qiqra në hell”.

“Janë dhe ca të tjerë që vijnë vërdallë, ne jemi dhe forcë e re, jo bëhet jo s’behët, jo mundet jo s’mundet, jo bashkë jo veç, kanë mbushur listat me farefis, vjehrrin, vjehrrën, baxhanakët, e ju premtojnë qiqra në hell, tha Rama për partitë e reja, ndërsa shtoi se ato të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e kryetarëve.

Rama: Më keni si ropt e shtëpisë, deri në 11 maj bëni kujdes kur hapni frigoriferin se do u dal dhe aty. Duhet të kuptoni që çdo gjë tjetër, të të vij zarfi me votën, do e hapësh zarfin, do ulesh dhe të vësh votën, ta fusësh në zarf e të marrësh rrugë për ta çuar te posta, dhe ta bësh gjithë këtë mundim për ta hedhur votën në një kënetë, është vërtet turp.

Janë dhe ca të tjerë që vijnë vërdallë, ne jemi dhe forcë e re, jo bëhet jo s’behët, jo mundet jo s’mundet, jo bashkë jo veç.

Dëgjoni, ato të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e kryetarëve, asgjë të re, kanë mbushur listat me farefis, vjehrrin, vjehrrën, baxhanakët, e ju premtojnë qiqra në hell. Të çosh votën dhe për ata, është ta çosh dëm.

Ne na duhet të bëhemi një, të  bëhemi tamam si gishtat e kësaj dore, dhe ta vendosim vetëm fatin evropian të Shqipërisë. Pas 11 majit, me 16 maj, e gjithë Evropa, do të zbresë në sheshin Skënderbej, të gjithë udhëheqësit e kontinentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts