Junajtid godet në merkato, “djajtë e kuq” arrijnë akordin me Bajernin për De Ligt dhe Mazraui

junajtid godet ne merkato djajte e kuq arrijne akordin me bajernin per de ligt dhe mazraui




































Mançester Junajtid dhe Bajerni i Mynihut kanë rënë më në fund dakord për një marrëveshje për Matajs de Ligtin dhe për Nuser Mazrauin, pasi klubi do të bëjë një dopio goditje të bujshme, duke transferuar dy objektivat e vjetër të Erik ten Hagut për mbrojtjen e sezonit të ardhshëm.gfhGjigantët anglezë arritën më në fund një marrëveshje me Bajernin për qendërmbrojtësin De Ligt, i cili do të vijë në “Old Trafford” për 50 milionë euro (43 milionë paund) dhe së shpejti do t’i nënshtrohet testeve mjekësore. “Djajtë e kuq” do të paguajnë rreth 38 milionë paund shifër bazë dhe 5 milionë paund do të jenë bonuset. Ylli i mbrojtjes së Holandës ishte një objektiv kyç për Ten Hagun këtë verë dhe ai ka rënë dakord që të firmosë një kontratë pesëvjeçare që përfshin opsionin e zgjatjes edhe për 12 muaj të tjerë.

Bajerni ka pranuar gjithashtu një ofertë prej 17 milionë paundësh nga “djajtë e kuq” për mbrojtësin e krahut Mazraui, që ishte një ofertë prej 13 milionë paundësh plus 4 milionë të tjera bonuset, të mjaftueshme për të siguruar 26-vjeçarin. Kjo lëvizje, megjithatë, varet nga largimi i Aron Uan-Bisakës nga “Old Trafford”. Por edhe kjo marrëveshje është një formalitet. Sepse Uest Hemi ka rënë dakord që të paguajë një tarifë prej 15 milionë paundësh për mbrojtësin e krahut të Junajtid, por bisedimet janë duke vazhduar për kohëzgjatjen e marrëveshjes së tij me londinezët. Uan-Bisska pritet që të kalojë vizitat mjekësore me klubin e ardhshëm në çështje orësh.

26-vjeçari, iu bashkua Junajtidit nga Kristal Palasi në vitin 2019 dhe që atëherë ka bërë 190 paraqitje për ekipin e parë. Ai ka vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale në “Teatrin e Ëndrrave”. Sigurimi i shërbimeve të De Ligtit, dikur një talent i Ajaksit dhe Juventusit, përfaqëson një shtysë të madhe për Ten Hag pak përpara se Junajtid të nisë sezonin e ri të Premier Ligës, që do të jetë këtë të premte kundër Fulhamit. Si Ten Hag ashtu edhe De Ligt përfaqësohen nga e njëjta menaxhere, Rafaela Pimenta.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →