Sport

Juve nuk ndalet në merkato, prezantohen Gonzales dhe Conceiçao, gati edhe Koopmeiners

juve nuk ndalet ne merkato prezantohen gonzales dhe conceicao gati edhe koopmeiners
juve nuk ndalet ne merkato prezantohen gonzales dhe conceicao gati edhe koopmeiners

Juventus i “papëmbajtshëm” në merkato. Skuadra e Thiago Mottës bëhet gati për ndeshjen e dytë në kampionat atë përballë Veronës, ku ka mundësi që në rast suksesi të ngjitet e vetme në krye të renditjes. Por ndërsa kampionati sapo ka nisur, merkatoja është drejt mbylljes dhe Juventus që tani mund të shpallet si “mbreti” i merkatos në Itali. Një punë e mrekullueshme e Giuntolit dhe stafit të tij që i kanë ndryshuar “fytyrë” plotësisht skuadrës bardh e zi. Në më pak se 24 orë torinezët prezantuan edhe dy blerjet më të reja, Nico Gonzales nga Fiorentina dhe Francisco Conceiçao nga Porto. Të dy futbollistët kanë kryer vizitat mjekësore me sukses dhe janë prezantuar me ambjentet e klubit si dhe me stafin e lojtarët e Juventusit. Gonzales dhe Coincecao do të përforcojnë ndjeshëm reaprtin ofensiv tek bardh e zinjtë, të cilët së bashku me Dusan Vlahoviç, mund të bëjnë që të fillojnë të ëndërrojnë tifozët e Juventusit.

Por Juventus nuk ndalet këtu. Lajme të mira sa I takon mesfushorit të Atalantës, Teun Koopmeiners. Lojtari mund të transferohet këto ditë në Torino, sipas mediave italiane, pasi dëshira e tij ka detyruar drejtuesit bergamaskë të pranojnë ofertën e Juventusit. Koopmeiners do të mbulonte një rol shumë të rëndësishëm në mesfushën e Juventusit, i cili që pas ikjes së Rabiot, ndjen nevojën për një lojtar me peshë dhe vision në atë rol, gjë të cilën mund ta mbuloj më së miri Koopmeiners. Me mbylljen e tratativës për të, flitet se Juventus do të hidhet në sulm për Sanchon. Anglezi është një dëshirë e Mottës dhe drejtuesit bardhezi janë gati për t’ia plotësuar.

Në këtë mënyrë ekipi I Thiago Mottës jo vetëm do të forcohej ndjeshëm, por do të kishte edhe alternativa cilësore në skuadët, të clat janë të domosdodhme për skuadrat si Juventus që do të garojnë edhe në Champions League.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts