Sport

Juve tërhiqet nga gara për Brojën, por në lojë mbetet Milan, “bomberi” kuqezi pëlqehet edhe në Gjermani

juve terhiqet nga gara per brojen por ne loje mbetet milan bomberi kuqezi pelqehet edhe ne gjermani

Armando Broja mbetet një emër shumë i nxehtë në këtë merkato vere, për më tepër tani që trajneri i Chelsea-t dhe drejtuesit e klubit e kanë nxjerr de facto në shitje. Broja është larguar nga ekipi i parë, po stërvitet tek U-23, në pritje për të gjetur një ekip të ri në këtë merkato vere. Kjo situatë që po kalon sulmuesi kuqezi, ka bërë që emri i Brojës të lakohet thuajse në çdo skuadër që këtë verë kërkon një sulmues.

Broja Juve
Broja Juve

Sigurisht ka edhe ekipe që dalin nga gara, si në rastin e Juventus, pasi TuttoSport shkruan se Broja nuk është më në planet e “Zonjës së Vjetër”. Në këtë kushte, në Serie A, përforcohet gjithnjë e më shumë ideja për një transferim të mundshëm te Milan, skuadër që e ndjek për kohësh “bomberin” shqiptar.

Broja 1
Broja 1

Gjithnjë sipas TuttoSport, Broja përfaqëson një okazion për Milan, pasi “djalli” nuk ka mundur ende të gjejë një zëvendësues për Oliver Giroud. Jo vetëm në Serie A, së fundmi emri i Brojës po qarkullon edhe në Bundesligë.

Sky Sport Gjerman
Sky Sport Gjerman

Pas Dortmund, tani edhe Stuttgard po kryen sondazhe për Brojën. Sipas Sky Sport Gjerman, drejtuesit e klubit gjerman kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e Chelsea-t për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të transferuar Brojën në Bundesligë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts