Sport

Juventus dhe Fiorentina arrijnë marrëveshjen, sulmuesi argjentinas gati të vishet bardh e zi

juventus dhe fiorentina arrijne marreveshjen sulmuesi argjentinas gati te vishet bardh e zi
juventus dhe fiorentina arrijne marreveshjen sulmuesi argjentinas gati te vishet bardh e zi

Ditët e fundit të merkatos, duket se do ta gjejnë Juventusin, shumë të “ngarkuar” teksa drejtuesit bardh e zinj po mundohet të kompletojnë skuadrën në më pak se 1 javë nga nisja e sezonit të ri. Miqësoret e fundit tek Juvetus, kanë provuar faktin se ekipi i Thiago Mottës ende nuk është gati për sezonin e ri. Sa i takon merkatos, Juventusi duket se është një hap larg afrimit të argjentinasit të Fiorentinës, Nico Gonzales.

Klubi “Vjollcë” është gati të mbyllë marrëveshjen me Gudmundsson, ndaj në këto kushte në reaprtin ofensiv do të kishte mbipopullim. Sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, të dyja klubet duket se kanë rënë dakord për përfundimin e kësaj marrëveshje. 30 milionë euro do të jetë vlera e transferimit të sulmuesit argjentians, I cili do të përforconte kështu repartin ofensin të klubit torinez.

Në këtë marrëveshje mund të përfshihen edhe McKennie dhe Kostiç, për të ulur disi vlerën, por transferimi I dy lojtarëve bardh e zinj në Firenze mund të kërkojë nisjen e bisedimeve të tjera mes dy klubeve.

Me të mbylluar marrëveshjen për Nico Gonzalesin, Juventus do të hidhet në sulm për blerjen e dy futbollistëve të tjerë, një mesfushori si dhe një sulmuesi tjetër krahu. Emrat më të përfolur janë Teun Koopmeiners dhe Francisco Conceiçao i Portos. Klubi torinez duhet të nxirojë, pasi koha nuk premton dhe nisja e sezonit të ri të Serie A është vetëm pas 7 ditësh, të hënën e ardhshme ndaj Comos në shtëpi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts