Sport

Juventus zhgënjen në transfertë, bardhezinjtë barazojnë me Empolin

juventus zhgenjen ne transferte bardhezinjte barazojne me empolin
juventus zhgenjen ne transferte bardhezinjte barazojne me empolin

Juventus nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në fushën e Empolit, në ndeshjen e Serie A.

Në pjesën e parë, “Zonja e Vjetër” pati disa raste për të zhbllokuar ndeshjen, por nuk ia doli dot, pasi Ismajli me shokë ishin të vendosur mirë në prapavijë. Vendasit u përpoqën që të
“ngacmojnë” kundërshtarin dhe e bënë mjaft mirë diçka të tillë, me anë të kundërsulmeve.

Fraksioni i dytë filloi me shumë ritëm, trajneri i bardhezinjve Motta bëri disa ndryshime, me synimin për të zgjidhur sfidën. Mysafirët shtuan presionin, por më kot, pasi rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts