Bota Sport

Ka 6 muaj që është shkëputur nga futbolli, Musta flet nga Anglia: Jam gati të kthehem nëse do Elbasani

ka 6 muaj qe eshte shkeputur nga futbolli musta flet nga anglia jam gati te kthehem nese do elbasani

































Emiljano Musta është drejt rikthimit në fushë. Një arsye familjare e detyroi të ndërpriste në mes aventurën me Egnatian dhe ta shijonte titullin kampion të ish – shokëve të skuadrës nga Anglia, ku po qëndron aktualisht.

musta

Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, mbrojtësi elbasanas sqaron pse u nda përkohësisht nga futbolli, që kurrsesi nuk e quan përfundimtar.

Ai zbulon se në muajin janar ka pasur kontakte për një rikthim në Elbasan, por arsyet familjare e bënë të pamundur në atë kohë. 32-vjeçari e pret krahëhapur kontributin në skuadrën e qytetit të tij nëse do të ndodhte një ditë, teksa vlerëson arritjen e kësaj skuadre për ngjitjen mes më të mirave të futbollit shqiptar.

Musta, nga keni humbur?

Momentalisht ndodhem në Angli bashkë me familjen. Prej janarit jam zhvendosur këtu.

E keni mbyllur me futbollin, apo do ju shohim sërish në fushë?

Jo, jo. Largimi im nga futbolli është i përkohshëm, pasi siç e përmenda pak më lart ishte një arsye familjare që më detyroi të largohesha për pak muaj.

Gjatë kësaj periudhe jeni stërvitur në Angli?

Po, jam stërvitur normalisht me një ekip këtu. E vetmja gjë që nuk mundesha ishte të bëja ndeshje zyrtare. Për arsye dokumentacioni e kisha të pamundur.

Egnatia fiton titullin, sa keq ju vjen që nuk ishit pjesë e skuadrës?

Fillimisht jam shumë i lumtur që Egnatia fitoi titullin, sepse ishte një rrugë që e kishim nisur dhe pritej diçka e tillë. Nuk më vjen aspak keq, pasi largimi im ishte i detyruar dhe janë disa gjëra që janë më të mëdha sesa futbolli. Përkundrazi, jamshumë i lumtur për shokët e ekipit.

Keni pasur kontakte nga klubet për një rikthim në fushë?

Kam pasur disa kontakte, më shumë të tipit përsa i përket situatës time me futbollin. Në sensin nëse kam në plan të rikthehem apo jo në futboll.

Në janar keni qenë edhe pranë Elbasanit, por nukndodhi. Mund të riktheheni në qytetin tuaj?

Është e vërtetë që në janar kam pasur një bisedë me drejtuesit e Elbasanit dhe i falënderova për interesimin dhevlerësimin ndaj meje. Ishte i pamundur qëndrimi im në Shqipëri. Në qoftë se kontributi im do të ishte i rëndësishëmpër qytetin e vendlindjes time, jam gjithnjë i gatshëm të japmaksimumin tim, si brendaedhe jashtë fushe.

Rikthimin e Elbasanit në elitë, si e shihni?

Besoj se bëhet fjalë për diçka shumë pozitive, jo vetëmpër qytetin e Elbasanit, por për futbollin shqiptar në tërësi. Po rikthehet një fanellë  erëndësishme në fushë dhe tifozëria më e mirë në Superiore në shkallët e stadiumit.

V. MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts