Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar është nën presion të vazhdueshëm nga komandantët e tij ushtarak për të pranuar një marrëveshje armëpushimi me Izralin. Ky fakt është vënë në dukje nga drejtori i CIA-a, William Burns, i cili ka qenë i pranishëm në një konferencë me dyer të mbyllura, citon CNN.
Sinwar, arkitekti kryesor i masakrës së 7 tetorit në Izrael, nuk është “i shqetësuar për vdekjen e tij”, por po përballet me presionin për fajësimin për vuajtjet e mëdha në Gaza, tha Burns në konferencë, citon CNN. Zyrtarët e inteligjencës amerikane besojnë se Sinwar fshihet në tunelet nën vendlindjen e tij, Khan Younis në Gaza, dhe është vendimmarrësi kryesor për Hamasin nëse do të pranojë një marrëveshje.
Presioni i shtuar mbi Sinwar vjen pasi Hamasi dhe Izraeli kanë rënë dakord për një marrëveshje kornizë që Presidenti Joe Biden e parashtroi në fund të majit. Kjo është ajo që zyrtarët amerikanë kanë thënë se po përdoret si bazë për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve.
Ndërkohë SHBA ka shtuar presionin ndaj zyrtarëve izraelitë për arritjen e një armëpushimi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co