Bota

“Ka hije të errëta korruptive”- Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Meta: Kampi për akomodimin e tyre s’dihet kur përfundon! U përdor për interesa partiake

ka hije te erreta korruptive marreveshja me italine per emigrantet meta kampi per akomodimin e tyre sdihet kur perfundon u perdor per interesa partiake
ka hije te erreta korruptive marreveshja me italine per emigrantet meta kampi per akomodimin e tyre sdihet kur perfundon u perdor per interesa partiake

































Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se marrëveshja e kryeministrit Edi Rama me homologen, Giorgia Meloni për emigrantët ka hije të errëta korruptive.

Meta u shpreh se kampi në Gjadër, ku do të strehoheshin refugjatët pritej të përfundonte në Maj, por theksoi se ende s’ka një afat për ngritjen e tij.

“Po ashtu marrëveshja e dyshimtë me Italinë për emigrantët, ka hije të errëta korruptive, madje edhe emergjenca e emigrantëve është kthyer në një gjenerues korrupsioni dhe fakt është kampi që duhej të përfundonte në maj dhe nuk dihet nëse përfundon në fund të dimrit”, duke shtuar se “gjoja emergjenca e emigrantëve është përdorur për interesa politike partiake reciproke, ashtu sikurse u sajoja edhe emergjenca e plehrave për megaaferën e inceneratorëve.”.

Ilir Meta: Rama me ndërgjegje të plotë ka fejuar dhe ka mbështetur kriminalizimin e të gjithë vendit për vite të tëra, me qëllim mbajtjen e pushtetit me çdo çmim, siç tregoi edhe ish-zv.kryeministrin e tij në RAI3. Nuk është vetëm një ish-zv.kryeministër që ka ngrënë dardha mbas shpine që e ka thënë këtë, por e ka thënë edhe publikisht vetë ministri i Brendshëm në detyrë, që nuk ka zhvillim pa krim.

Rama mbështet hapur narkotrafikantët, duke emëruar vendosur policinë në mbrojtje të trafikantët. Rama ka mbështetur mafiozët për përfitim interesa publike, si para publike, licensa ndërtimi. Ka takuar përfaqësues të klaneve më të mëdha të drogës, duke i pajisur me licensa që i kanë sot.

Dihet se krahu i djathtë i Ramës dhe koordinatori nga dita e parë e Reformës në Drejtësi, është Ëngjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, përgjegjës kryesor nga ana ligjore për vendimet e inceneratorëve të paligjshëm, për PPP dhe ligjet me porosi.

Rama ka mbështetur dhe ka koordinuar pastrimin e parave të narkotrafikut përmes leje të ndërtimit, duke çuar në stratosferë çmimet për shqiptarët e thjeshtë. Rama ka koordinuar grupet kriminale nga veriu në jug duke i përdorur për interesat e tij në funksion të blerjes së zgjedhjeve dhe kapjes së shtetit.

Po ashtu marrëveshja e dyshimtë me Italinë për emigrantët, ka hije të errëta korruptive, madje edhe emergjenca e emigrantëve është kthyer në një gjenerues korrupsioni dhe fakt është kampi që duhej të përfundonte në maj dhe nuk dihet nëse përfundon në fund të dimrit.

Kjo tregon se gjoja emergjenca e emigrantëve është përdorur për interesa politike partiake reciproke, ashtu sikurse u sajoja edhe emergjenca e plehrave për megaaferën e inceneratorëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts