Shqiperia

Ka kaluar procesin e vettingut, KLP emëron Abaz Muçën në krye të prokurorisë së Dibrës

ka kaluar procesin e vettingut klp emeron abaz mucen ne krye te prokurorise se dibres
ka kaluar procesin e vettingut klp emeron abaz mucen ne krye te prokurorise se dibres

DIBËR– Prokurori Urim Buci i cili mbante edhe pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, është shkarkuar nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit të 27 Prillit të vitit të kaluar, që kishte konfirmuar në detyrë Bucin. Vendimi i KPK ishte apeluar me rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të zbatimit të reformës në drejtësi.

Gazetari Enver Doçi raporton për Balkanweb se në vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thuhet se Urim Buci nuk ka shënuar në deklaratën “veting” të ardhura nga emigracioni në asnjë formë, por vetëm i ka përmendur ato si burim për krijimin e pasurisë. Buci nuk ka arritur të vërtetojë me dokument burimin e këtyre të ardhurave, çka ka bërë që KPA të vendosë unanimisht shkarkimin e tij nga detyra.

Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh me urgjencë këtë të martë dhe vendosi caktimin e përkohshëm të prokurorit Abaz Muça si drejtues për një afat 3 mujor, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

Prokurori Abaz Muça e ka kaluar procesin e vettingut dhe para reformës së hartës së re gjyqësore ishte në krye të Prokurorisë së Shkallës së Parë Mat.

(BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts