“Ka konflikt interesi”, ILD kërkesë KLGJ: Të shkarkohet nga detyra gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinanaj

ka konflikt interesi ild kerkese klgj te shkarkohet nga detyra gjyqtari i vlores hektor sinanaj
ka konflikt interesi ild kerkese klgj te shkarkohet nga detyra gjyqtari i vlores hektor sinanaj

Inspektori i Larte i Drejtësisë i kërkon Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra te gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj për konflikt interesi. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

“Nga hetimi disiplinor rezulton se nga ana e magjistratit, janë ndërmarrë veprime që përbëjnë një mospërmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të rregullave të papajtueshëmërisë, në kushtet e konfliktit të interesit si dhe në përdorimin e statusit të magjistratit me qëllim krijimin e përfitimeve për të tjerët si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia” thuhet ne raportin që Artur Metani i ka dorëzuar qeverisë së gjyqësorit.

Nga hetimi rezulton se Sinanaj ka në pronësi një godinë përpara gjykatës, ambientet e së cilës ua kishte dhënë me qira disa avokatëve, me të cilët ka zhvilluar procese gjyqësore, në disa raste edhe i ka caktuar kryesisht.
Hektor Sinanaj paraqiti me datë 5 janar 2024 kërkesë për dorëheqje pak përpara se të përballej me vettingun.
Më vonë ai dërgoi një tjetër shkresë institucioneve ku në permbajtje shprehej se kërkon revokimin e kërkesës për dorëheqje me qëllim të verifikimit të plotë të figurës nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →