Kryetari i PD-së zyrtare Lulzim Basha, në fjalën e tij në deklaratën për mediat, u shpreh se ka një komplot kundër votës të shqiptarëve.
Basha theksoi se nëse nuk ka lista të hapura, vota e shqiptarëve është e vjedhur. Ndërsa, duke folur për Komisionin për Dezinformimin, Basha deklaroi se është thjesht një përpjekje për strukturë paralele e propagandë.
“Ka një komplot kundër votës së shqiptarëve, duke ua mohuar qytetarëve barazinë e votës, duke fundosur shpresat e shqiptarëve për të marrë pjesë në proceset demokratike të vendit. Është e qartë se PD ka qenë dhe mbetet kundër influencës ruse në Ballkan, Europë dhe më gjerë. PD është e para dhe unë si kryetar i saj, që kërkon goditjen e dezinformimit.
PD ka dërguar amandamente, për të mbrojtur sigurinë kombëtare, ku ka kërkuar edhe luftimin e korrupsionit. Konferenca e Kryetarëve ka miratuar një Komision të Posaçëm, duke mos dhënë arsye se çfarë do të bëjë. Ne kemi AMA-n, policinë, SHISH, drejtorinë e parandalimit të parave të pista. Çfarë është kjo, lojë me shqiptarët? Është tjetër përpjekje për strukturë paralele, për propagandë”, deklaroi Basha.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co