Shqiperia

“Ka një vazhdë të një historie më të hershme”, ish-drejtuesi i policisë për vrasjen e Suela Saliajt: Arsye e vrasjes, jo vetëm problemet mendore 

ka nje vazhde te nje historie me te hershme ish drejtuesi i policise per vrasjen e suela saliajt arsye e vrasjes jo vetem problemet mendore
ka nje vazhde te nje historie me te hershme ish drejtuesi i policise per vrasjen e suela saliajt arsye e vrasjes jo vetem problemet mendore

Ish-Drejtuesi i Lartë i Policisë, Arben Hajdarmataj i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur për rastin e vrasjes së 32-vjeçares Suela Saliajt nga ish-bashkëshorti i saj në SHBA, ku tha se më shumë se dyshimet janë se jo vetëm problemet e shëndetit mendor të autorit, por për motive të tjera.

Ai u shpreh gjithashtu se mund të ketë një vazhdë të një historie më të hershme që e kanë çuar autorin në këtë akt, por thekson se asgjë nuk e justifikon krimin.

“Autori ka probleme të shëndetit mendor. Mund të jenë si pasojë e gjendjes në të cilën ndodhen. Mendoj se aty brenda ka dhe motive të tjera, të dobëta, xhelozie. Duke futur dhe dy prindërit e autorit në këtë skenë, mund të themi se është një ngjarje brenda familjes që është diskutuar. Ka diçka më tepër se një problem shëndetësor mendor. Ka një vazhdë të një historie më të hershme që e kanë çuar në këtë akt, por nuk e justifikon në asnjë moment krimin”, tha Hajdarmataj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts