Shqiperia

“Ka përfituar miliona lekë nga buxheti i shtetit me 9 kompanitë e tij private”/ PD kërkon t’i hiqet mandati deputetit Vullnet Sina: Kuvendi ta çojë në Kushtetuese

ka perfituar miliona leke nga buxheti i shtetit me 9 kompanite e tij private pd kerkon ti hiqet mandati deputetit vullnet sina kuvendi ta coje ne kushtetuese
ka perfituar miliona leke nga buxheti i shtetit me 9 kompanite e tij private pd kerkon ti hiqet mandati deputetit vullnet sina kuvendi ta coje ne kushtetuese

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do t’i kërkojë Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, PD pretendon se nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, rezulton se deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës ku ushtron edhe mandatin e deputetit.

“Deputeti Vullnet Sina i shpallur si “deputet kampion” nga Edi Rama në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, rezulton se qënka kampion në përfitimin e parave publike në kundërshtim flagrant me Kushtetutën.

Mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit, është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend“, thuhet në njoftimin e PD

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts